Shkuan në Australi për të garuar në Lojërat Olimpike por zhduken sportistët

Pesë sportistë afrikanë janë raportuar si të zhdukur gjatë Lojërave të Commonwealthit, duke çuar në 13 numrin e përgjithshëm të sportistëve të zhdukur, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Përgjithshëm i Fondacionit Lojërat e Commonwealthit, David Gruvemberg, konfirmoi se pesë sportistë nga Kameruni, Siera Leone, Uganda dhe Ruanda, kanë braktisur fshatin e sportistëve në Southport, një paralagje e qytetit Golden Costa, që është organizator i Lojërave.

“Tashmë kemi nisur një hetim për raportimet që janë bërë. Këtë çështje duhet trajtuar me një seriozitet të madh. Sportistët kanë një vizë të vlefshme deri më 15 maj, prandaj qëndrimi i tyre në Australi, tani për tani është ligjor”, tha Gruvemberg.

Të mërkurën, ekipi i Kamerunit njoftoi se janë zhdukur tetë sportistë të tyre. Kjo u konfirmua nga shefi i ekspeditës kamerunase, Victor Agbor Nso, i cili tha se tetë nga gjithsej 24 sportistët e Kamerunit janë zhdukur nga dhomat e tyre në fshatin sportiv.

Kjo nuk është hera e parë që sportistët kamerunas braktisin ekipin në paraqitjet ndërkombëtare.

Në Lojërat Olimpike të mbajtura në Londër në vitin 2012 u zhdukën shtatë kamerunas.

Sportistët afrikanë shpesh herë braktisin fshatrat sportiv gjatë eventeve në shtetet e zhvilluara që bëhet për motive ekonomike ose politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button