Në tremujorin e parë të këtij viti në rajonin e Pollogut janë regjistruar 17 raste të dhunës familjare

Në tremujorin e parë të këtij viti në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë janë regjistruar gjithsej 17 vepra penale “dhunë familjare” nga të cilat 11 me shkaktim të plagëve trupore, 5 me kërcenim të sigurisë dhe 1 me privim kundër-ligjor të lirisë, transmeton Portalb.mk.

Në këto dhuna janë të përfshirë 15 meshkuj dhe tre gra si persona dhunues. Rastet më së shumti kanë ndodhur mes çifteve bashkëshortore, të pamartuarit, djemtë, baballarët dhe nënat.

Viktima më të shpeshta të këtyre llojeve të dhunave janë gratë, në 15 raste, nëna në 3 raste, djem në 3 raste. Në 15 raste të dhunës është përdorur forcë fizike, ndërsa në një rast edhe armë zjarri.

LEXO MË SHUMË NË LIDHJE ME RASTET E DHUNËS FAMILJARE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button