Tarifa e Rrugës së Kombit, Qeveria e Shqipërisë nis konsultat me banorët pas protestave

Qeveria ka nisur konsultat me banorët e zonave që preken nga tarifa e rrugës së Kombit, menjëherë pas protestave, dhe pas pranimit nga ana e kryeministrit se konsultimi duhej bërë më herët, njofton Top-channel.

Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli ka nisur konsultimet me banorët e Tropojës. Ai u njoh nga afër me pretendimet e banorëve për tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit dhe propozimet e tyre për të zbutur efektin mbi komunitetin lokal.

Gjatë vizitës në Tropojë, zv.ministri Shkreli u prit në një takim edhe nga Kryebashkiaku Besnik Dushaj me të cilin diskutoi mbi çështjen e infrastrukturës dhe procesin e negociatave mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare referuar mirëmbajtes së Rrugës së Kombit.

Këto konsultime të drejtuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë do të vazhdojnë edhe në bashkitë e tjera të Qarkut të Kukësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button