Në seancën e rastit “Ryshfet” janë dëgjuar bisedat e përgjuara pa prani të opinionit

Në seancën e rastit “Ryshfet” ku i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev sot janë dëgjuar bisedat telefonike të përgjuara të siguruara me masa të veçanta hetuese. Për shkak fshehtësisë të dëshmive gjykata vendosi që gjatë të prezantimit të materialit dëshmues të mos jetë i pranishëm opinioni, transmeton Portalb.mk.

Në seancat e kaluara avokatët e Zaevit kanë kërkuar që video-incizimi që është publikuar në Youtube të publikohet i plotë. Gjykata vendosi ta pranojë propozimin e tyre, por Prokuroria ka thënë që incizimi i Prokurorisë nuk guxon të publikohet.

Seanca është në rrjedhë…

Në rastin “Ryshfet” kryeministri Zoran Zaev sipas akuzës ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button