Romni premton: Ulje në 6% të papunësisë

Kandidati që po garon për të siguruar nominimin republikan për president Mit Romni u zotua se do ta zvogëlojë papunësinë në Shtetet e Bashkuara në 6 për qind deri në fund të mandatit të tij të parë në detyrë, po që se zgjedhet president.

“Unë mund t`ju them se gjatë një periudhe prej katër vitesh, në sajë të politikat tona, ne do të ulim shkallën e papunësisë deri në 6 për qind, dhe ndoshta edhe në një shkallë më të ulët “, ka thënë Romni në një intervistë për Time Magazine.

Shkalla aktuale e papunësisë është 8.1 për qind, një shifër e lartë, por, megjithatë, më e ulët, sesa shkalla prej 10 për qind që ishte dy vjet më parë, pasi kaplimit të krizës më të keqe që nga koha e Depresionit të Madh të viteve të `30-ta.

Megjithatë, siç transmeton agjencia e lajmeve, DPA, numri i madh i njerëzve të papunë, kërcënon të minojë fushatën e presidentit amerikan Barak Obama për rizgjedhjeje në muajin nëntor. /Timemagazine

Lajme të ngjashme

Back to top button