Mustafa: Po forcohet uniteti brenda LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se pas kthimit nga tretmani shëndetësor jashtë vendit, sot ka takuar tre nënkryetarët e partisë me të cilët ka biseduar për zhvillimet në LDK dhe në vend.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe për një periudhë kohore do të ketë nevojë t’i përkushtohet rehabilitimit fizioterapik në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Postimi i Mustafës në Facebook:

“Sot, gjatë ditës, pata takim me nënkryetarët e LDK-së, z. Agim Veliu, z. Lutfi Haziri dhe z. Haki Rugova.

Biseduam për shumë çështje të zhvillimeve në LDK, për aktivitetet në terren dhe forcimin e rolit prijës të LDK-së në proceset aktuale në Kosovë.

Nënkryetarët e LDK-së kanë luajtur një rol të rëndësishëm gjatë periudhës sa isha në rehabilitim shëndetësor jashtë vendit dhe vazhdojnë me këto aktivitete, ndërkaq po forcohet uniteti brenda LDK-së dhe organeve të LDK-së.

Unë edhe për një periudhe do të kem nevojë t’i përkushtohem rehabilitimit fizioterapik në Kosovë.

Kam takuar, poashtu, edhe sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, z. Ismet Beqiri si dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së, prof. Avdullah Hotin, me të cilin kemi biseduar për proceset aktuale në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button