Bejli: Opozita aktive në Parlament e cila do të bisedon për ligje është kyçe për një demokraci

Ambasadori amerikan Xhes Bejli sonte vlerësoi se është shumë me rëndësi që VMRO-DPMNE-ja u kthye në Kuvend, si partia kryesore opozitare.

“Opozitë e fuqishme, aktive në Kuvend e cila do të bisedojë për ligje është kyçe për demokracinë, veçanërisht për një demokraci evropiane”, tha Bejli në intervistën për 24 Vesti, përcjell Koha.mk.

Në lidhje me procesin e reformave, ai tha se nuk është me rëndësi vetëm të votohet ky ligj, por se duhet të ndryshojë funksionimi i institucioneve dhe funksionimi i njerëzve.

“Nuk është puna vetëm ndonjë ligj të votohet, por ka raste kur duhet të ndryshoj kultura e disa institucioneve dhe jetës politike në vend”, tha ambasadori amerikan.

Në lidhje me çështjen e emrit dhe hyrjen e Maqedonisë në NATO, Bejli tha se më me rëndësi është të zgjidhet çështja e emrit dhe se Deklarata e Samitit në Bukuresht e thekson pikërisht këtë.

“Mendoj se tani ekziston mundësi e madhe, sepse Qeveria e Maqedonisë dhe e Greqisë janë të përkushtuara në gjetjen e emrit. Zgjidhja e kësaj çështjeje është punë e mirë për stabilitetin rajonal. Marrëdhëniet bilaterale do të përmirësohen. Do të hapen lëmi për bashkëpunim në sektorin e biznesit dhe në tregtinë. Ajo është në interes të të dy vendeve, në interes të Evropës dhe të sigurisë transatlantike. Kjo është mundësi shumë e rëndësishme e cila nuk guxon të lëshohet. Me kalimin e kohës, do të jetë më e vështirë”, konsideron ambasadori Bejli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button