8 mënyra të thjeshta, pa kosto, për ta zbukuruar dhomën tuaj këtë pranverë

Me ardhjen e sezonit të ri, përveç veshjeve, flokëve duhet të bëni dhe rinovimin e dhomës tuaj të gjumit. Ndryshimet mund të jenë qoftë të vogla, qoftë të mëdha, në varësi të buxhetit tuaj.

Revista Bordo ju jep sugjerime se si t’I jepni ambjentit tjetër hije me shumë pak kosto.

Qirinj…

Përveçse I jep dhomës një frymë romantike dhe pranverore, mund t’I zgjidhni gjithashtu me esenca në varësi të shijeve tuaja. Do të shihni se si ky ndryshim kaq I vogël, do të ndikojë drastikisht në atmosferën e dhomës tuaj.

Ora…

Harrojeni alarmin e celularit tuaj dhe kthehuni pas në kohë me një orë me alarm. Duket shumë fine në cepin e tavolinës apo komedinës tuaj.

Mbajtësja e bizhuterive…

Mbajini të rregullta bizhuteritë tuaja, madje provoni dhe t’I kompozoni në një mbajtëse e cila mund të duket si ornament apo skulpturë.

Abazhuri…

Ndërthurrni estetikën me nevojën. Çdo cep tavoline duhet të ketë një abazhur dhe duhet të bjerë sa më shumë në sy, duke e kompletuar interiorin e dhomës tuaj.

Jastëku…

Çarçafët mund t’I mbani me ngjyra bazike, por duhet të eksperimentoni me ngjyrat e aksesorëve të vendosur mbi to, si për shembull jastëkët. Ngjyrat elektrike dhe printet janë shumë të preferuara.

Kuverta…

Është zgjidhje e rehatshme dhe jo vetëm. Përveç funksionit të saj, është zgjedhje e mirë për faktin se nuk zhubroset, duke I dhënë pamje të sistemuar dhomës tuaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button