Francë, 81 për qind e grave të ekspozuara ndaj ngacmimit fizik ose verbal

 Sipas një studimi në Francë, 81 për qind e grave janë të ekspozuara ndaj ngacmimeve fizike ose verbale në rrugë apo në transportin publik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti i Hulumtimit të Opinionit Publik Francez (IFOP) ka publikuar rezultatet e hulumtimit të kryer më 26-29 janar me pjesëmarrjen e 2 mijë grave mbi moshën 15-vjeçare në kuadrin e javës ndërkombëtare kundër ngacmimeve seksuale në hapësirat publike.

Sipas hulumtimit, 81 për qind e grave janë të ekspozuara ndaj ngacmimeve fizike ose verbale në rrugë apo në transportin publik.

Ndër të tjera theksohet se 38 për qind e grave janë sulmuar seksualisht në transportin publik. Kjo përqindje është 21 për qind në rrugë. Ndërsa 44 për qind e grave mendojnë se sulmuesi i ndjek ata gjatë udhëtimit. 32 për qind e grave që morën pjesë në anketim raportuan për ngacmime dhe sulme fizike dhe 8 për qind janë shprehur se janë përballur me përdhunime.

Ministria franceze e Punëve të Brendshme në një raport të publikuar në muajin dhjetor njoftoi se çdo vit mesatarisht 220,000 të rritur në vend janë përballur me veprën e sulmit dhe përdhunimit seksual dhe se 86 për qind e këtyre personave nuk kanë kryer kallëzim penal dhe se 40 për qind e këtyre që janë ankuar janë tërhequr nga padia e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button