Pacolli nesër pret në takim kryediplomatin grek, Koxias

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, do të jetë nikoqir i homologut të tij grek, Nikos Koxias, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë. Takimi në mes të kreut të diplomacisë greke Koxias dhe atij kosovare, Pacolli do të zhvillohet nesër, në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme me fillim në ora 14:40.

Pas takimit, të dy ministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për media, e cila fillon në ora 15:30, transmeton Klan Kosova.

Shefi i diplomacisë greke po qëndron sot për vizitë në Beograd ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq me të cilin kanë folur  për problemet në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button