BDI Gostivar: Vazhdon hakmarrja politike dhe çmenduria e Arben Taravarit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) Gostivar nëpërmjet një kumtese për media thotë se kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari vazhdon me revanshizmin dhe hakmarrjen politike ndaj administratorëve komunalë. Së fundmi, me një urdhëresë joligjore ka urdhëruar edhe një administratore të transferohet në hapësirat e Ndërmarrjes Publike Komunale.

Ndryshe, siç thuhe në kumtesë,  bëhet fjalë për bashkëshorten e njërit nga drejtorët e shkollave të Komunës së Gostivarit, të cilët u shkarkuan në mënyrë jo ligjore nga Arben Taravari. Pasi Ministria e Arsimit dhe Shkencës kthehu në detyrë drejtorin që ishte shkarkuar padrejtësisht, Taravari hakmerret ndaj bashkëshrtes së tij  duke e internuar në hapësirat e Ndërmarrjes Publike “Komunalec”.

“Ky veprim është rast eklatant i politizimit të administratës komunale nga ana e Arben Taravarit, i cili vazhdon diskriminimin mbi baza politike edhe pas rekomandimeve dhe vërejtjeve nga institucionet kompetente.

I tillë është edhe raporti nga Avokati i Popullit, i cili vërteton që në bazë të kqyrjes së kryer në terren është konstatuar që  në hapësirat ku janë dërguar punonjësit e komunës nuk ka kushte elementare për punë (hapësira, byro, kompjuterë, telefonë, internet dhe të ndashme), gjë që sipas Avokatit të Popullit  mund të interpretphet si shqetësim në vend të punës – mobing, respektivisht diskriminim në bazë politike në vend të punës.

Avokati i Popullit në rekomandimin e dërguar deri tek Kryetari i Komunës së Gostivarit nënvizon që me ligjin për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës, në përputhje me nenin 5, alinea 1 parashikohet që: Shqetësimi psiqik në vend të punës në kuptim të këtij ligji, është çdo çasje negative që ndërmerren nga individ apo grup njerëzish e që përsëritet në kontunitet apo në mënyrë sistematike, gjë që paraqet nënçmim të dinjitetit, integritetit, reputacionit dhe ndershmërisë së punonjësit.

Duke nisur nga këto fakte, Avokati i Popullit i rekomandon Kryetarit të Komunës që të tërheq akt – vendimet e kontestueshme dhe të kthejë administratorët e larguar në objektet e komunës dhe në vendet e punës ku kanë qenë para se të silleshin vendimet e kontestuara.

Raporti i Avokatit të Popullit nënvizon që raporti i Inspektoratit të Punës tregon që punëdhënësi nuk ka vepruar në përputhje me nenet 11 dhe 12 të ligjit për mbrojtje nga shqetësimi në vend të punës për çka është sjellur Vendim  në bazë të nenit 258 të ligjit për marrëdhënie të punës dhe ku Kryetari i komunës obligohet të ndërmerr masa preventive në bazë të këtij ligji”, thuhet në kumtesë për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button