Gostivar, një djalë ka rrahur nënën dhe motrën e tij

Një grua 72-vjeçare me iniciale S.R nga fshati Vrapçisht i Gostivarit dje në polici ka denoncuar dhunë familjare nga djali i saj me iniciale R.R 46-vjeçar, transmeton Portalb.mk.

Në shtëpinë e tyre rreth orës 15:00 te ata ka shkuar mysafir F.S. (41) vajza e gruas dhe motra e të denoncuarit, ku menjëherë R.R  në mënyrë verbale ka filluar t’i bërtasë motrës dhe më pas e ka sulmuar fizikisht duke i kërkuar të shkojë në shtëpi. Në zënkën e tyre ka ndërhyrë S.R. Djali ka filluar ta godasë edhe atë duke i shkaktuar plagë. Më pas nëna dhe vajza e kanë lëshuar shtëpinë e tyre dhe janë strehuar te kushërinjtë.

I denoncuari R.R është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor të Gostivarit deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button