Thyen pritshmëritë, Elvana Gjata në krye të listave ndërkombëtare

Pak ditë më parë ajo publikoi bashkëpunimin më interesant dhe të veçant me reperin e njohur amerikan, Ty Dolla Sign, duke e cilësuar “Off Guard”  hitin e kësaj vere.  Elvana Gjata po zhvillon karrierën e saj përtej kontinentit dhe sukseset e saj po arrijnë nivele të reja, transmseton Revista Class.

Duke u bërë pjesë e albumit me artistë të famshëm në Amerikë e botë, Elvana po kryeson listat me bashkëpunimet e saj të njëpasnjëshme. Këtë gjë e ka bërë publike edhe menaxheri i saj Poo Bear, i cili tregon se ajo po arrin majat shumë shpejt.

Elvana po punon me projekte të reja, të cilat janë të projektuara në nivel ndërkombëtar dhe si të tilla do të kenë suksese të merituara. Ne jemi shumë të lumtur për të, bravo Elvana!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button