Padi penale kundër ish drejtorit të Agjencisë për Punësim Vllatko Poposki

Sektori për Shpërbërjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz ka dorëzuar padi penale kundër ish drejtorit të Agjencisë për Punësim, Vllatko Poposki për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”, njofton Portalb.mk.

“V.P., si u.d. drejtor i Agjencisë për Punësim në Republikën e Maqedonisë, gjatë vitit 2016 në kundërshtim me ligjin për furnizime publike, pa u realizuar procedura ligjore, personit juridik nga Shkupi i ka ofruar punë (sanim të objektit). Në këtë mënyrë ka mundësuar që personi juridik në mënyrë të paligjshme të realizojë fitim 416.304 denarë dhe për atë shumë e ka  dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu i paraqituri në periudhën prej 28.10.2015 deri në 30.10.2016, në kundërshtim me rregulloren për shfrytëzim të automjeteve zyrtare të cilat kanë qenë në pronësi të Agjencisë dhe pa miratimin e Bordit Drejtues, më 28.10.2015 ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim teknik me Ministrinë për Punë dhe Politike Sociale gjatë zbatimit të programeve aktive dhe masave për punësim”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Në bazë të kësaj marrëveshjes, sipas MPB-së, Agjencia për Punësim ia ka dhënë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale 4 vetura për përdorim. Për veturat e dhëna, drejtori Vllatko Poposki i ka dhënë edhe kartelat për mbushje me karburant në pompa të benzinës.

“Që të mundësojë shfrytëzim të kartelës në pompat e benzinës, i drejtori V.P., ka dhënë kopje të kartelave indentifikuese në emër të personave të punësuar si vozitës në Agjencinë për Punësim, pa e ditur të njëjtët. Me shfrytëzimin e kartelave për karburant, në periudhën prej 28.10.2015 deri më 30.10.2016, është mbushur karburant me vlerë të përgjithshme prej 427.817 denarë në dëm të buxhetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button