Lavrov: Duam hetim të paanshëm në Siri, Washingtoni nuk ka prova

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov bëri me dije se Rusia do të propozojë një rezolutë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për të hetuar përdorimin e armëve kimike në Siri.

“Ne do të paraqesim një projekt-rezolutë që do të kërkojë një hetim dhe ku do të marrin pjesë edhe ekspertë të pavarur të Organizatës Ndërkombëtare për Armët Kimike OPCW”, u shpreh Lavrov, transmeton TCH.

Më tej ministri i Jashtëm Rus bëri thirrje për hetim të paanshëm të ngjarjes në Siri dhe akuzoi akuzoi Uashingtonin se refuzon të pranojë realitetin se nuk ka prova që sulmi në fjalë ka ndodhur në qytetin Douma të kontrolluar nga rebelët në Gutën Lindore.

Ai shtoi se askush prej tyre nuk flet për nevojën e një hetimi të paanshëm dhe nënvizoi se Rusia do të vazhdojë me punën e saj active në frontin diplomatic sa i përket çështjes së Sirisë.

Vlen të theksohet se Moska mbështet ushtrinë e presidentit Bashar al-Assad, i cili për vendet perëndimore duhet të rrëzohet sa më parë nga pushteti. Lideri sirian akuzohet dhe për sulme të ndryshme me armë kimike dhe për këtë të fundit ku humbën jetën rreth 100 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button