Të tradhëtosh gruan i bën dëm zemrës

Nuk mjaftoi historia e filmit “Tërheqje fatale”, e cila shkurajoi meshkujt të tradhëtonin partneret e tyre, por së fundi sipas një studimi shkencor ka rezultuar se, të tradhëtosh rrezikon as më pak e as më shumë infarkt në zemër.

NËSE DASHNORI/JA KA MOSHË TË RE- Sipas studimit në fakt tradhëtia i bën dëm zemrës. Veçanërisht ajo e meshkujve, që ndoshta përfshihen në lidhje me një partnere më të re në moshë, fillojnë të ndjekin një tjetër stil jete i cili nuk është i përshtatshëm për standartin e moshës që i karakterizon. Ky përfundim ka ardhur në bazë të një studimi Italian, i cili është firmosur nga studiues të Universitetit të Firences të cilët kanë riekzaminuar disa studime në të kaluarën që përmbajnë fjalët kyçe “tradhëti” ose “marrëdhënie jashtëmartesore”. Studiuesit kanë vëzhguar disa nga pasojat shëndetësore që sjell tradhëtia në moshë të rritur.

Të dhënat e studimit shpjegojnë se vdekjet në kursin e një takimi dashurie, nuk vijnë kurrë për shkak të partneres së përhershme. Kjo shpjegohet dhe me kuptimin e mirë të fjalës, sepse dashnorja shkakton ankthin më të madh gjatë performancës dhe mashkulli ndjehet më pak i sigurtë në vetevete. Kjo bën që mashkulli të shtyhet të bëjë një sërë sjelljesh ekstreme krahasuar me standartin e përditshmërisë së tij. Kështu meshkujt pak përfshihen nga ndjenja faji, pak tërhiqen nga ritmi i marrëdhënieve seksuale, dhe konsumimit të drogës dhe muzikës rok, “gjëra që nuk do ti bënin kurrë me gratë e tyre ”, rrezikojnë atak kardiak në zemër.
SEKSI I RREZIKSHËM- Arteriet janë vënë në një provë të vështirë dhe presioni rritet gjatë marrëdhënieve seksuale, siç shpjegon, Alessandra Fisher, e departamentit të Mjeksisë të Seksualitetit dhe androloge e Universisetit së Firences.

Kështu është bërë e qartë lidhja e mundshme midis aktivitetit seksual dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Ndaj kur marrëdhënia është jasht martesës, loja bëhet më e rrezikshme sesa vetëm krisja e marrëdhënieve burrë-grua. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button