Pas dy vjetësh pezullim, rinisin fluturimet direkte Rusi-Egjipt

Rusia dhe Egjipti kanë planifikuar që të rifillojnë fluturimet direkte, pas dy vjetësh pezullim të fluturimeve të tilla. Linjat direkte të fluturimit Rusi-Egjipt, ishin ndërprerë pas bombardimit të një aerpolani rus, mbi Gadishullin Sinai më 2015.

Vendimi i Moskës për të pezulluar fluturimet drejt Egjiptit pas rrëzimit të avionit, ku u vranë 224 persona, ka ndikuar në ekonominë e Egjipit, që varet shumë nga turizmi dhe është destinacion mjaft popullor për rusët, transmeton REL.

Në mbrëmjen e 11 prillit, një avion është planifikuar të niset nga aeroporti i Moskës për në Kajro.

Më 12 prill, EgyptAir do të rifillojë shërbimet e saj midis dy kryeqyteteve.

Zyrtarët rusë kanë thënë se rikthimi i fluturimive nuk do të ndihmojë sektorin e turizmit të Egjiptit.

“Turistëve nuk ju duhen fluturime direkte për në Kajro. Tranferimi nga Kajro nëpër rezortet bregdetare është një udhtim aspak i rehatshëm dhe askush nuk do të dëshirojë të udhëtojë në këtë mënyrë”, ka thënë për AFP zëdhënsja e Ministrisë së Turizmit të Rusisë, Irina Tyurina.

Ajo ka thënë se shumica e rusëve që dëshirojnë të vizitojnë zonat në Detin e Kuq, do të vazhdojnë të fluturojnë përmes Minskut për në Stamboll.

“Egjipti ende nuk është kthyer si destinacion turistik për rusët”, ka thënë tutje ajo.

Fluturimet ishin suspenduar pasi një avion rusë që barte turistë nga rezorti brengdetar Sharm el-Sheik për në Shën Petersburg, ishte rrëzuar, duke vrarë mbi 200 turistë rusë.

Për këtë sulm kishte marrë përgjegjësinë grupi militant, Shteti Islamik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button