Çfarë prisni, aplikoni sepse ky shtet ju paguan 4,500 euro në muaj

Një trend i frikshëm është ai i personave që dëshirojnë të largohen nga Shqipëria. Shumica e të rinjve shohin pak ose aspak mundësi për të krijuar një jetesë të mirë në vend dhe për këtë arsye kërkojnë të largohen me qëllim krijimin e një jete më të denjë në një vend tjetër. Shtetet e parapëlqyera për këto lëvizje janë Gjermania, Italia dhe Franca brenda Bashkimit Europian dhe Mbretëria e Bashkuar, Shetet e Bashkuara të Amerikës apo Kanadaja.

Një tjetër trend i kohëve të fundit është ai i marrjes së kontratave të punësimit për të rinj në vendet e Lindjes së Mesme.

Sipas një raporti të Institutit Europian të Statistikave janë 67,500 shqiptarë që kanë përfituar nënshtetësinë gjatë vitit 2016 dhe më shumë priten të jenë gjatë vitit 2017, transmeton Class.

Ndër vendet e Bashkimit Europian që ofron mundësi shumë të mira punësimi, pagese dhe kushte jetese është Norvegjia. Ky vend ka nevojë për forcë punëtore dhe shpesh nxjerr lajmërime për vende vakante për të cilat mund të aplikojnë shtetas të BE-së dhe jashtë saj.

Profesionet më të kërkuara nga ky vend janë ata të mësuesisë, inxhinierisë, mjekë, infermierë, si dhe ata të shërbimit si kamarierë e banakierë.

Pagat mesatare për këto profesione në Norvegji është 4,500 euro në muaj. Kështu që, para se të vendosni të shkoni në ndonjë vend tjetër, hidhini një sy pozicioneve të lira këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button