Ish-ushtarët e UÇK-së kërkojnë pastrimin e listave të veteranëve dhe invalidëve

Një grup i ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë mbajtur një protestë simbolike në sheshin “Skenderbeu” të kryeqytetit te Kosovës, Prishtinë me anë të cilës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me listat e “fryera” të veteranëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Afro 30 protestues kanë vazhduar protestën para Qeverisë së Kosovës ku kanë kërkuar të takohen me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj për t’ia shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me listat dhe statusin e veteranëve dhe invalidëve të luftës.

Përfaqësuesi i veteranëve nga Zona e Llapit, Jeton Selmani në një prononcim para mediave u bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve qeveritarë, si ministra e deputetë dhe atyre të shoqërisë civile që të bashkohen me veteranët dhe ta ngrenë zërin kundër degradimit të vlerave të luftës.

Duke theksuar se shoqatat e dala nga lufta në Kosovë kanë krijuar lista të reja me 45 mijë veteranë të rrejshëm, Selmani tha se nuk kanë patur përkrahjen e tyre.

Protesta të ish ushtarëve të UÇK-së. FOTO: AA/
Protesta të ish ushtarëve të UÇK-së. FOTO: AA

Ai tha se veteranët janë në gjendje të rëndë ekonomike duke theksuar kërkesat e tyre si pastrimi i listave, verifikimi i veteranëve nga fillimi dhe shkarkimi i komisonit të tanishëm invalidor i cili, sipas tij, luftëtarët e vërtetë po i konsideron si kriminelë dhe po ua refuzon njohjen, ndërsa ata që i kanë blerë certifikatat me para e kalojnë shkallën e invaliditetit.

“Kërkojmë që të pastrohen listat nga veteranët e rrejshëm, të anulohet i gjithë procesi dhe të nisë nga fillimi verifikimi i veteranëve. Të dalin para drejtësisë të gjithë manipuluesit, falsifikuesit e listave të veteranëve, t’u njihet statusi i invalidit të gjithë atyre veteranëve invalid e jo veteranëve të rrejshëm siç po ndodhë këto ditët e fundit”, tha Selmani.

Ndërsa, Bajram Jaha nga Zona e Mitrovicës tha se ata që kanë luftuar vërtetë ndodhen nëpër rrugë. Sipas tij, njerëzit që kanë merita nuk janë askund.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë nga ndërtesa e Qeverisë për t’i takuar ish-ushtarët e pakënaqur të UÇK-së, duke iu premtuar një takim gjatë ditës. Protestuesit janë pajtuar për këtë takim me kryeministrin dhe vazhdojnë të presin para qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button