Çeliku i Maqedonisë rrezikohet nga masat e BE-së për kufizimin e importit

Shoqata e Metalurgjisë pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë ka kërkuar që Maqedonia të distancohet nga masat e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian (BE) për importin e kufizuar të produkteve të çelikut, sepse sipas këtij trupi tregtar, distancimi i vendit nuk paraqet kërcënim për tregjet e tyre dhe as që mund t’i rrezikojë në ndonjë mënyrë ato, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas kreut të Shoqatës së Metalurgjisë, Mitko Koçovski, masat mbrojtëse që i ka shpallur BE-ja, edhe pse siç thotë ai, duken të papajtueshme, paraqiten si një reflektim i kufizimeve të zbatuara më parë nga SHBA-të për importin e produkteve të çelikut.

Koçovski i bëri thirrje diplomacisë maqedonase ekonomike që në maksimum të angazhohen në këtë drejtim dhe të tregojnë pasojat e këtyre masave pas zhvillimit të ekonomisë kombëtare maqedonase.

“Eksportet e produkteve të çelikut maqedonas janë 256 mijë ton ose vetëm 0,87 për qind e totalit të importeve në BE. Përsëri, i njëjti përfundim se në asnjë mënyrë eksporti i produkteve maqedonase të çelikut në Union nuk paraqet faktor për destabilizimin e tregut të tyre. Me një argument të fortë se eksporti i produkteve të çelikut nga Maqedonia bëhet me çmimet normale të tregut dhe në asnjë mënyrë nuk shkelin parimet e tregut normal”, deklaroi Koçovski.

Sipas tij, të dy masat paraqesin kërcënim serioz për metalurgjinë si degë industriale me ndikim të madh ndaj ekonomisë maqedonase, të shprehura përmes efekteve të drejtpërdrejta dhe të shumëfishta që i ka ndaj ekonomisë së tërë kombëtare.

Koçovski vuri në dukje se përveç mbrojtjes nga importi i disa produkteve të çelikut, një goditje shtesë është edhe masa e BE-së për eksportin e kufizuar të hekurit.

Rreth 3.000 persona punojnë në industrinë e çelikut maqedonas, por në mënyrë indirekte nga masat e SHBA-ve dhe BE-së do të preken 15 mijë persona të angazhuar në aktivetete të lidhura.

Siç tha Koçevski, viti filloi shumë më mirë, tregu u ringjall dhe çmimet ishin të mira, por tani industria përballet me një nga sfidat më të mëdha që mund të jenë fatale për ekonominë e Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP