Mançevski: Sulmuesit me 27 prill festonin vdekjen e Ziadin Selës dhe u drejtuan kah ne të na sulmojnë

Pjesën më të madhe të të akuzuarve, ministri Damjan Mançevski sot në sallën gjyqësore në Gjykatën Penale tha se i ka parë në Kuvend me 27 prill. Të akuzuarit që i njohu ai janë: Aleksandër Janevski, Nikolla Voinovski dhe Kire Gjorgjievski, transmeton Portalb.mk.

“Njërin nuk e shoh në seancë, ishte i veshur me drezë dhe ishte shumë afër Selës. Nuk mund të them se ai ishte sulmuesi, por mund të them se ishte një ndër më agresivët”, tha Mançevski.

Ai shtoi se pasi që sulmuesit janë larguar nga Sela, janë drejtuar nga deputetët tjerë që t’i sulmojnë.

“Janë munduar të na gjuajnë me gjësende dhe të na tërheqin nga turma. Ato e festonin vdekjen e Selës dhe me siguri donin të vazhdonin në të njëjtin drejtim edhe me ne”, tha Mançevski.

Mançevski theksoi se nuk e di se cili sulmues e ka goditur Selën, por, siç tha, mirë i kujtohet se çfarë i kanë bërë atij.

“Kiril Gjeorgjievski, Nikolla Voinovski dhe Ceo Gjeorgievski personalisht më janë kërcënuar dhe më kanë goditur”, theksoi Mançevski.

Xhaferi i njohu pesë nga të akuzuarit për tentativë vrasjen ndaj Ziadin Selës

Xhaferi dëshmoi në seancë: Njëri nga sulmuesit më tha: “Me Selën mbaruam, tani ju e keni radhën”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button