Tetovë: politika në arsim, drejtori i SH.M “Mosha Pijade” u caktua nga marrëveshja LSDM-BDI

Politika nuk heq duart nga arsimi. Shkolla e mesme profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë tani është duke u udhëhequr nga drejtor i që vjen si propozim i LSDM-së. Edhe pse në fillim të mandatit të kryetares së komunës për së pari herë emërua drejtoreshë shqiptare, gjatë ditës së premte është larguar drejtoresha Afërdita Dauti Saiti dhe është emëruar Nebojsha Trpkovski.

Nga komuna e Tetovës për Portalb.mk thonë se emërimi është bërë në bazë të një marrëveshjes politike që është arritur mes LSDM-së dhe BDI-së për të udhëhequr komunën e Tetovës.

“Emërimi në shkollën e mesme profesionale është bërë në bazë të një marrëveshjes politike ku LSDM-së i takon një shkollë për të udhëhequr “ u shprehën nga Komuna.

Kjo ndodh në kohën kur ditë më parë Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska tha se politika duhet të mbajë duart larg nga arsimi.

Ndryshe, shkolla e mesme profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë ka drejtime profesionale: komunikacioni, mekaniku, elektroteknik,  veterinari, kuzhinier, turizëm dhe shumë drejtime të tjera që në kërkohen në treg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP