Xhaferi i njohu pesë nga të akuzuarit për tentativë vrasjen ndaj Ziadin Selës

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili sot dëshmoi në Gjykatën Penale për tentativë vrasjen ndaj deputetit Ziadin Selës, i njohu pesë nga të akuzuarit për të cilët tha se me 27 prill kanë qenë në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

Ai me gisht i caktoi të akuzuarit, Stojan pavllovski, Andrej Micov, Nikollçe Dimitrievskin, Kire Gjeorgjievskin dhe Oliver Osavkovskin.

“Mes atyre të parët që kanë hyrë në press qendër me përgjegjësi po konfirmoj se kanë qenë të akuzuarit që janë në seancë. Atëherë akoma nuk ishte i vendosur kordoni dhe nuk mund t’i shihja. Ato së pari filluan t’i sulmojnë deputetët”, ttha Xhaferi duke u përgjigjur në pyetjen e avokatit të Ziadin Selës.

Ai tha se nuk e ka parë se kush saktë e ka goditur Ziadin Selën.

Xhaferi dëshmoi në seancë: Njëri nga sulmuesit më tha: “Me Selën mbaruam, tani ju e keni radhën”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button