Donev pret që nesër të votojnë 61 deputetë për ta rrëzuar Qeverinë

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni janë të përgatitur që me diskutim t’i deklarojnë të gjitha faktet dhe argumentet kundër qeverisjes 10 mujore të qeverisë aktuale, deklaroi sot koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Dragan Donev, pasi që nesër për në ora 11 edhe zyrtarisht është caktuar seancë për mosbesimin e Qeverisë, me kërkesë të opozitës, njofton Portalb.mk.

Danev ka apeluar deri te të gjithë deputetet që në votimin e nesërm ta vendosin përpara interesin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe jo të partisë dhe personal.

“Nëse i kanë ato interesa, jam i sigurt se do të kemi mbi 61 vota”, tha Danev.

Është rëndë që nesër të përkrahet kërkesa e VMRO-DPMNE-së, që është e votuar nga 41 deputetë, edhe pse grupi parlamentar numëron më shumë.

http://portalb.mk/517554-neser-do-te-votohet-mosbesimi-i-qeverise/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button