Gjermani, qeni kafshoi për vdekje foshnjën 7-muajshe

Policia gjermane ka njoftuar se një foshnje shtatë muajshe ka vdekur pasi qeni familjar e kafshoi në kokë në jug të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia e shtetit Hessen njoftoi të martën se ende janë të paqarta shkaqet se pse qeni sulmoi foshnjën mashkull. Qeni u dërgua në qendrën për kafshë.

Rasti tragjik në Bad Koenig, rreth 45 kilometra nga Frankfurti, ka ndodhur një javë pasi një qen kafshoi për vdekje dy persona në veri të Gjermanisë.

Më 3 prill qeni Terrier sulmoi për vdekje gruan 52-vjeçare dhe djalin e saj 27-vjeçar në Hanover.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button