Shkup, ura do të ndërtohet, por pa rrotën panoramike

Ura në lumin Vardar në Shkup, në të cilën duhej që të vendoset rrota panoramike do të ndërtohet. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov thotë se kanë vendosur që ura të mos shembet, ndërkaq e njëjta të ndërtohet, por pa rrotën panoramike, njofton Portalb.mk.

Javën e kaluar Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja ndërtimtare “Beton” kanë arritur marrëveshje që e njëjta të ndërtohet me çmim më të lirë nga ajo që fillimisht janë marrë vesh, pra në vend të 7 milionë eurove, Qyteti do të paguajë 3.1 milion euro.

“Sollëm vendim që të ndërtohet shtesë kjo urë për këmbësorët. Në vend 7 milionë eurove që i kanë kërkuar, do të paguajmë 3.1 milion euro. Shkatërrimi i urës, siç është në gjendjen aktuale, bashkë me pagesat tjera dhe obligimet ndaj partnerëve gjerman të cilat duhej që ta ndërtojnë rrotën panoramike, do të na kishte kushtuar 3 milionë euro. Kemi arritur që për të njëjtin çmim të merremi vesh dhe të njëjtën ta ndërtojmë shtesë. Korita e lumit Vardar përsëri do të ngelet e sigurt pasi që nuk do të ketë fundamente në të. Mendoj se ky variant është më i mirë për qytetarët”, thotë kryetari Shilegov për SDK.

Ai sqaron se është bër projekt i ri sipas së cilës, ura nuk do të ketë elemente baroku dhe do të vendoset gardh i tejdukshëm që të shihet Ura e Gurit.

Ura që sipas projektit në të duhej të vendoset rrota panoramike ka filluar që të ndërtohet në vitin 2014. Qyteti i Shkupit atëherë projektin ia dha Ndërmarrjes Transportuese Publike “Shkup”, ndërkaq paratë përskaj buxhetit të QYteitt janë siguruar edhe nëpërmjet donacioneve nga Agjencia për Komunikime Elektronike. Sipas marrëveshjes me ndërmarjen ndërtimtare “Beton” kjo urë do të kushtonte 18 milionë euro. Deri më tani, të njëjtës i janë paguar 10 milionë euro.

Shilegov: Është ndërprerë ndërtimi i Rrotës panoramike në Shkup

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP