Thaçi, Haradinaj e Pacolli me mish e muzikë pas homazheve në Koshare (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, dhe shumë zyrtarë të tjerë të qeverisë dhe të partive politike kanë bërë dje homazhe në përvjetorin e thyerjes së kufirit që ndante Kosovën e Shqipërinë në Koshare dhe pas këtyre homazheve i janë shtruar qejfit.

Në një video të publikuar në Facebook nga këngëtari gjakovar Korab Jetishi shihen babai i tij, këngëtari Shkëlzen Jetishi, me mikrofon në dorë duke kënduar këngë me motive patriotike.

Dreka luksoze besohet të jetë mbajtur në restorantin e Shkelzen Jetishit, “Xeni Imperial”në periferi të Gjakovës.

Ndiqni më poshtë dy videot e postuara ku shihen liderët mes mishit dhe këngëve:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button