Zuckerberg: Facebook do të duhej të vërente më herët ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane
Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckeberg do të deklarojë para Kongresit amerikan se kompania e tij do të duhej të vërente ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, është bërë e ditur përmes një transkripti të dëshmisë së tij të prezantuar më 9 prill.
“Ne kemi qenë shumë të ngadalshëm në procesin e të vënit re dhe në atë të përgjigjes sa i përket ndërhyrjes ruse dhe jemi duke punuar shumë për ta përmirësuar këtë gjë”, pritet të deklarojë ai në dëshiminë e planifikuar për 11 prill, para Komitetit për Energji dhe Tregti, transmeon REL.
Zuckerberg, 33 vjeçar, pritet të paraqitet edhe para disave komiteteve tjera më 10 prill.
Në dëshminë e tij thuhet se Facebook ka qenë i vetëdijshëm për kërcënimet e vazhdueshme kibernetike nga ana e Rusisë edhe para ndërhyrjes së supozuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.
Zuckerberg do të dëshmojë edhe rreth asaj se si rrjeti social është duke ndërtuar teknologji për të parandaluar ndërhyrjet e jashtme në zgjedhjet e ndonjë shteti si dhe është duke punuar në largimin e llogarive të rreme.
LEXO: Skandali i Facebookut dhe Cambridge Analytica Kush është fajtori?
LEXO: Mashtrimi në Facebook, si ndodhte “shënjestrimi psikografik” i votuesve amerikanë?
LEXO MË SHUMË:
- Aksionet e Facebook-ut pësojnë humbjen më të madhe ditore në 6 vitet e fundit
- Rrjeti social “Facebook” me vite ka mbledhur numra të telefonave
- Facebook paralajmëron masa të reja për mbrojtjen e të dhënave personale
- BE i kërkon Facebook-ut të prononcohet lidhur me të dhënat personale
- Facebook sërish e pëson keq, ja pse
- Facebook fshin dhjetëra llogari