Vuçiç do takojë Merkel, propozime të reja për Kosovën

Më 13 prill, kancelarja gjermane, Angela Merkel pret për vizitë sërish kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiç, ka njoftuar zyra e kancelares gjermane. Në qendër të vizitës janë bisedimet për marrëdhëniet bilaterale, por edhe çështjet rajonale, përcjell Top Channel. 

Vuçiç pritet të bisedojë edhe disa propozime me Merkel për një zgjidhje të konfliktit dhjetëravjeçar me Kosovën.

Në këtë kuadër presidenti serb ka biseduar në telefon me kancelaren Merkel këtë të premte, edhe për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën, bëjnë të ditur mediat gjermane.

Vuçiç ka bërë të ditur se do të bëjë propozime për një zgjidhje të qëndrueshme në marrëdhëniet me Kosovën. Berlini intensifikon bisedimet me Serbinë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë. Ardhja e Vuçiç është hera e dytë brenda dy muajsh, në fund të shkurtit ai u prit nga kancelarja gjermane, shkruan DW.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP