Këto janë gjërat që duhet të fshini menjëherë nga Facebook

Me miliarda përdorues, Facebook është një nga ndikuesit më të fuqishëm në botë.

Por si me çdo gjë të fuqishme duhet të jeni të kujdesshëm se si veproni në të.

Ka gjëra të caktuara dhe informacione të caktuara që nuk është mirë t’i keni në Facebook.

Skandali i fundit i Cambridge Analytica ka bërë që shumë njerëz të vënë në dyshim rolin që Facebook luan në jetën e tyre. Të shqetësuar për privatësinë e tyre, disa kanë fshirë llogaritë e tyre, përcjell Bota.al.

Nëse dëshironi të mbani llogarinë tuaj, por edh të mbroni privatësinë tuaj, këtu janë 12 gjëra që ndoshta duhet t’i fshini:

  1. DitëlindjaDitëlindja juaj është një pjesë e një mister të rëndësishëm, i cili gjithashtu përfshin emrin dhe adresën tuaj, me të cilin njerëzit mund t’i qasen më lehtë llogarisë suaj bankare dhe detajeve personale.
  2. Numri i telefonitSkenari më i mirë këtu është gjetja e një admiruesi të sjellshëm. Skenari më i keq? Një stalker i cili ju thërret vazhdimisht.
  3. “Miq” me shumicëProfesori i psikologjisë së Oxfordit Robin Dunbar tme një teori shpjegoi se njerëzit mund të mbajnë rreth 150 marrëdhënie të qëndrueshme.

Pas shikimit të 3,375 përdoruesve të Facebook-ut, Dunbar zbuloi se nga shokët e tyre në Facebook, 4.1 u konsideruan të besueshëm dhe 13.6 treguan simpati gjatë një “krize emocionale”.

  1. Fotot e fëmijës / anëtarit të ri të familjesVictoria Nash, drejtoreshë e Institutit të Internetit në Oksford, paraqiste një pyetje vërtet të mirë për këtë temë dhe ka të bëjë me pëlqimin: Çfarë lloj informacioni do të duan fëmijët të shohin për veten në internet në një datë të mëvonshme? Brezat e mëparshëm nuk kishin nevojë ta konsideronin këtë, por ardhja e internetit dhe mediave sociale i dha kësaj pyetje më shumë rëndësi.
  2. Ndërsa ne jemi në Faceboook, fëmija juaj shkon në shkollëSipas NSPÇ numri i shkeljeve seksuale të regjistruara është rritur gjatë vitit të kaluar.

Raporti thotë:

Policia regjistroi 36,429 vepra seksuale kundër fëmijëve në Britani të Madhe në 2013/2014 … në Angli, Uells, Skoci dhe në Irlandën Veriore, policia regjistroi numrin më të madh të veprave seksuale ndaj fëmijëve në dekadën e fundit.

Gjëja e preferuar për një maniak, çka është një informacion i rëndësishëm, është të dijë se ku e ndjek shkollën fëmija juaj.

  1. Shërbimet e vendndodhjesShërbimet e vendndodhjes janë të disponueshme vetëm në Android ose në iPhone.

Në vitin 2015, TechCrunch raportoi se mbi 500 milionë përdorues arritën në Facebook vetëm nga celularët e tyre, gjë që do të thotë se numri i njëjtë ka potencialin për të transmetuar vendndodhjen e tyre në internet dhe kushdo që mund ose dëshiron t’ju dëmtojë tani e di se ku jeni.

  1. Menaxheri juajKy është një rast klasik. Facebook është një platformë e mediave sociale dhe në një farë mënyre ndërveprimet tuaja duhet të jenë të relaksuara.

Por CEO i kompanisë suaj mund të hyjë në wallin tuaj duke parë se çfarë ti poston, përfshirë edhe rastet kur keni ngritur zërin për punën.

Po, ju mund të vendosni preferencat tuaja për të përjashtuar CEO tuaj nga përditësime të caktuara.

  1. Mos bëni tagg vendndodhjen tuajNjerëzit harrojnë faktin se etiketimi i vendndodhjes suaj në shtëpi i jep vërtet adresën tuaj.
  2. Kur dhe ku po shkoni për pushimeSipas faqes financiare “This is Money”, udhëtarët të cilët janë rrëmbyer gjatë kohës që janë në pushime, nuk mund të pranojnë kërkesën e tyre të sigurimit nëse ata kanë postuar planet e pushimeve në llogaritë e tyre të mediave sociale.
  3. Statusi i marrëdhënies tuajNëse doni të festoni lulëzimin e një marrëdhënieje të re, mos e bëni publike në Facebook.
  4. Detajet e kartës së kredititMoa e bëni kurrë. Kjo nuk është kurrë një ide e mirë.
  5. Fotografitë e “boarding pass” gjatë një udhëtimiMarrja e një foto të kalimit tuaj në aeroporte është shpesh një mënyrë për t’u mburrur për pushimet tuaja, por mos u bëni budalla! Barkodi në biletën tuja është unik për ju, dhe mund të përdoret për të gjetur informacionin që i keni dhënë kompanisë së fluturimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button