Afër 70 mijë shqiptarë janë bërë shtetas të BE-së më 2016

Bashkimi Evropian (BE) u ka dhënë nënshtetësi afro një milionë personave, prej të cilëve shqiptarët radhiten në vendin e dytë me më shumë nënshtetësi të fituara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat), 995 mijë persona kanë fituar shtetësi në BE në vitin 2016, shifër kjo e cila në vitin 2015 ishte 841 mijë dhe në vitin 2014 ishte 889 mijë.

Shqiptarët radhiten të dytët me nënshtetësi të fituar, gjithsej 67.500, pas marokenëve të cilët kanë marrë 101.300 nënshtetësi. Pas tyre vijnë India me 41.700 nënshtetësi dhe Pakistani me 32.900.

97 për qind e shqiptarëve kanë marrë nënshtetësi nga Italia dhe Greqia, kurse 89 për qind e marokenëve në Spanjë, Itali dhe Francë. Ndërkohë, 60 për qind e indianëve dhe 50 për qind e pakistanezëve janë pajisur më nënshtetësi në Britani.

Nga ana tjetër, të dhënat kanë treguar se edhe shtetas të Rumanisë dhe Polonisë si vende anëtare të BE-së kanë aplikuar për nënshtetësi në vende të tjera të Unionit. 29.700 nënshtetas të Rumunisë dhe 19.800 nga Polonia kanë marrë nënshtetësi të një shteti tjetër të BE-së.

Ndërkaq, numri i shtetasve të Britanisë, që aktualisht është në negociata për largim nga BE-ja, të cilët kanë aplikuar për nënshtetësi në një shtet tjetër është rritur në 6.555 në vitin 2016, pasi në vitin 2015 ishte 2.500.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button