Mandatet e rizgjedhjes së kryeministrit nuk janë kufizuar

Premtim: KUFIZIM TË NUMRIT TË MANDATEVE PËR KRYEMINISTRIN E VENDIT

Do të kufizojmë rizgjedhjen e kryeministrit të  Qeverisë, që një person të mos mund të jetë kryeministër më tepër se 2 mandate. 

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM, (2016), “Plani për jetë në Maqedoni” faqe 26 dhe faqe 233);]

ARSYETIM:

Premtimi i LSDM-së dhënë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) se në gjashtë muajt e parë të mandatit “do të kufizojnë rizgjedhjen e funksionit të kryetarit të Qeverisë, që një person të mos mund të zgjidhet kryeministër më shumë se 2 mandate”, është i parealizuar.

Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve është cekur edhe në programin zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, në vet fillimin – ne faqe 26, në kapitullin “Qeveri e përgjegjshme”, në pjesën “Administrata Publike për qytetarët” dhe e njëjta është pjesë e “PLANIT 180 – REFORMA URGJENTE ME PRIORITET TË QEVERISË SË RE NË 6 MUAJT E PARË”, në pjesën “Drejtësi, siguri, kontroll i qeverisë” (faqe 233). 

Që do të thotë se sipas projektimeve zgjedhor “Kufizimi i numrit të mandateve për kryeministër” duhej që të miratohet më së voni deri në nëntor të vitit 2017, duke pasur parasysh se Qeveria e përbërë prej LSDM-së u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Përsëri, përkundër planeve të tilla, deri më tani edhe pse kanë kaluar më shumë se dhjetë muaj (04.04.2018), kjo nuk ka ndodhur, por nuk ka as njoftime se do të ndodh.

Sipas Kushtetutës organizimi dhe mënyrë e punës së Qeverisë rregullohet me ligj. Deri më tani, ndryshimet e këtilla ligjore, me të cilat numri i mandateve të kryeministrit kufizohet në dy, nuk janë bërë. Kjo mund të shihet se në sajtin pravo.org.mk, ndryshimet e fundit të Ligjit për Qeveri në Republikën e Maqedonisë janë bërë në gusht të vitit 2016, gjegjësisht në kohë e Qeverisë së mëparshme – të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button