Tetovë, me dhjetëra individë janë “fantom”

Në dalje të Tetovës, 150 banorë jetojnë në barake të improvizuara, me kushte të këqija, ku nuk ka rrugë të asfaltuar, nuk ka kanalizim, nuk ka ujë, nuk ka rrymë, shkruan Libertas.mk. Kjo lagje ka qenë që nga formimi i Maqedonisë, dhe është shtuar pas luftës së Kosovës më vitin 1999 kur një numër i madh i romëve u larguan nga Kosova, përcjell Portalb.mk.

Megjithatë, si ata, si banorët që jetuan para 1999-s në atë lagje, kanë mbijetuar duke grumbulluar shishe plastikeje, duke u marrë me tregti të vogël dhe jo rrallë herë mund të shohim se si kërkojnë lëmoshë rrugëve të Tetovës.

Krahas këtyre problemeve, sipas anketës së realizuar nga shoqata “Aktivlajf” dhe “Romano avazi”, 13 persona nga kjo lagje nuk kanë asnjë dokument, kurse dhjetëra të tjerë kanë vetëm certifikatë të lindjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button