Shkup, një vajzë është kafshuar nga qeni

Në lagjen Karposh të Shkupit, një 13-vjeçare deri sa ka qenë duke ecur me babain e saj është kafshuar nga qeni Rotvajller duke marrë vetëm lëndime trupore të lehta, njofton Portalb.mk.

“Më 08.04.2018 në ora 22:30 në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup është njoftuar se në rrugën “Metropolit Teodosij Golloganov” në parkun e qenve në lagjen Karposh, 13-vjeçarja e cila ishte me babain e saj është kafshuar nga qeni Rotvajller, i cili ka qenë i shoqëruar me një vajzë. Vajza e kafshuar ka marrë lëndime të lehta trupore. Të lënduarve u është dhënë ndihmë mjekësore në Klinikën Qendrore “Nëna Terezë””, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP