I mashtroi tetovarët, u mori 3.700 euro

Policia e Tetovës ka ngritur padi penale kundër S.R. (38) nga fshati Kamenjan për katër vepra penale mashtrim.

Sipas informatave të policisë, këtë vit, i akuzuari rrejshëm është paraqitur si i punësuar në Ministrinë për transport dhe lidhje, duke i mashtruar kështu katër persona nga Tetova të cilëve u ka premtuar se do t’ju ndihmojë në marrjen e banesave shtetërore.

I akuzuari u ka premtuar se këto banesa do t’i marrin me çmime shumë të volitshme. Për shërbimin, ai u ka marrë katër personave rreth 3.700 euro./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button