Nëse nuk plotësohen kërkesat, xehetarët paralajmërojnë grevë

Xehetarët e xeherores SASA në Kamenicën e Maqedonisë të organizuar në sindikatë do të negociojnë me udhëheqësinë për rritjen e rrogës, përmirësimin e kushteve në punë dhe rregullimin e stazhit pensional, njofton Portalb.mk.

400 xehetarët e SASA-s muajin e kaluar pakënaqësinë e tyre e kanë shprehur me grevën treditore ku kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve u dërguan në udhëheqësinë e xeherores.

Kryetari i Organizatës Sindikale Xeherore SASA, Dragi Jovanovski, thotë se fillimisht udhëheqësia nuk ka pasur gatishmëri për t’i dëgjuar dhe të negociojë me ata, por më pas me ndihmën e Qeverisë së Maqedonisë, është caktuar takim për këtë javë me 5 përfaqësues nga sindikata.

Jovanovski gjithashtu tha se nëse kërkesat nuk plotësohen, greva e cila tash për tash është në pauzë, do të vazhdohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button