BERZH zvogëloi projeksionin për rritjen e ekonomisë në Maqedoni

Projeksioni më i ri i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim mbi rritjen e ekonomisë së Maqedonisë sivjet është 1.3 për qind.

Maqedonia në gjysmën e parë të vitit 2011 kishte rritje të fortë të nxitur nga eksporti i rritur. Por, rritja ngeci në gjysmën e dytë të këtij viti dhe në fillim të vitit 2012 për shkak të ndodhive në eurozonë. Ndikimet e jashtme do të vazhdojnë negativisht të ndikojnë në ekonomisë e Maqedonisë dhe rritja e BPV-së për dallim nga 3 për qind e vitit të kaluar sivjet do të ulet në 1.3 për qind. Vendi ende ka qasje në burimet zyrtare për financim dhe tregje financiare ndërkombëtare, qëndron në raportin e BERZH.

Projektimi për rritjen e Shqipërisë, Bullgarisë dhe Rumanisë është 1.2 për qind, 0.4 për qind është për Bosnjë e Hercegovinën dhe Malin e Zi, ndërsa 0.1 për qind për Serbinë. Rritja e ekonomisë në rajonin e Evropës Juglindore do të jetë 1 për qind. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button