Hungari, fitorja e pritshme – Orban me mandat të katërt

Kryetari i qeverisë hungareze, Viktor Orban, kritik ndaj BE-së dhe partia Fidesz nacionale e djathtë ka arritur fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare në Hungari. Sipas llogaritjeve aktuale, partia e tij fitoi 48,5% të votave. Me këtë Fidesz mund të arrijë dy të tretat e kërkuara për të bërë madje edhe ndryshime kushtetuese. Ndërsa partia ekstremiste e djathtë, Jobbik ka fituar sipas llogaritjeve të fundit rreth 20% të votave. Lista e majtë, MSZP-P ka arritur vetëm 12%. Krerët e këtyre partive të majta pas dështimit në zgjedhje bënë të ditur dorëheqjen, njofton DW.

Ungarn Wahlen Viktor Orban Wahlsieg Jubel (Reuters/B. Szabo)

Orban: Fitore historike

Në votime ka pasur një pjesëmarrje të lartë, rreth 70% e votuesve. Pas përfundimit të votimeve e rezultateve të para, Viktor Orban doli para përkrahësve të tij duke bërë fjalë për “një fitore historike.” Ky rezultat u jep njerëzve mundësinë të “vetëmbrohen dhe të mbrojnë Hungarinë”, tha ai. Fitorja e Viktor Orban do të thotë mandati i katërt për kryeministrin hungarez. Nga viti 2010 Orban e drejton vendin drejt një kursi konfrontimi me BE. Pikat kryesore të grindjes janë politika e azilit, kufizimi i lirisë së mediave, pavarësia e drejtësisë dhe të drejtat qytetare si edhe keqpërdorimi i fondeve të BE. Orban e bojkotoi vendimin e BE-së për të pranuar emigrantët në bazë të kuotave.

Ungarn Wahlen Orban Anhänger Wahlsieg Jubel (Getty Images/AFP/A. Kisbenedek)

Në fushatën elektorale, Viktor Orban bëri një politikë kundër migrantëve duke e kthyer atë në temë qendrore. Sipas tij BE, OKB, dhe miliarderi Soros ndjekin një plan për të futur dhjetëra mijëra emigrantë në Hungari e për ta bërë atë vend imigrimi. Vetëm nëse ai qeveris më tej, kjo mund të ndalet, ashtu si edhe islamizimi i Europës. Opozita e  akuzon kryeministrin Orban për minim të demokracisë dhe shpërndarje të burimeve të BE tek oligarkët e afërt me të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button