FYELLI I MËNGJESIT

në ahishtën time
fyelli e ka gjetur çerdhen

aty pranë gurra në zemër të shkëmbit
fillon të të gurgullojë

kurse fjala e shkelur
rri mbi të vërtetën e fshehur

e atëherë
si t’i afrohesh diellit
e atëherë
si do të takohesh në gjuhë
me bukurinë

për çudi udha udhës nëpër ahishtë
nuk ia shtrin dorën e butë
njëra më zemërgjerë
kurse tjetra më me rrënjë

në ahishtën time
vetëm fyelli
i shfleton anët e ditës
në çerdhen e gjuhës nënë

në ahishten time
fyelli e ka gjetur çerdhen

 

Poezi nga Asllan SELMANI
Zgjodhi Xhabir AHMETI

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP