Janë arrestuar shtatë shqiptarë për kontrabandë me duhan

Policia dje gjatë kontrollit që e ka kryer në rrugën magjistrale Gostivar-Mavrovë, sekuestroi rreth 80 kilogram duhan, të paketuar në sasi më të vogla.

Sip kumtoi MPB-ja, dje rreth orës 08:00 në rrugën magjistrale Gostivar-Mavrovë, është ndaluar makina transportuese “Ford” me targa të Tetovës e drejtuar nga Z.S (68) nga Gostivari. Dhe nga kontrollet është gjetur duhan i paprerë (rreth 80 kilogram).

Nga MPB shtojnë se duhani është sekuestruar dhe i njëjti është dorëzuar për procedurë të mëtejme. Ndërsa për shkak të mosposedimit të dokumentacioneve për duhanin, personat Z.S, N.M, Z.R, A.M, N.U, S.S dhe M.I (të gjithë nga fshati Vrapçisht i Gostivarit) janë arrestuar. Për rastin u njoftua Prokurori publik dhe po ndërmerren masa për ndriçimin e tërësishëm të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button