Protesta e opozitës, procedohen penalisht mbi 50 persona përfshirë Bashën

Policia e Shqipërisë ka nisur procedimin penal për të gjithë organizatorët e protestës së të enjtes ku për rreth tre orë u bllokuan katër akse kryesore kombëtare Procedimi penal ka filluar për një numër protestuesish dhe organizatorësh që bllokuan autostradat me akuzën “Organizimi dhe pjesëmarrja në tubime dhe manifestime të paligjshme.” shkruan Oranews.

Kështu për protestën e zhvilluar në rrethrrotullimin e Vorës në autostradën Tiranë – Durrës nga ora 09:30 deri në orën 12:00, një grup protestuesish kanë bllokuar rrugën nacionale në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës. Midis personave të proceduar është edhe Lulzim Basha, kryetari i PD-së dhe Xhelal Mziu, kryebashkiaku i Kamzës.

Personat e proceduar për protestën në këtë aks nga PD dhe LSI, janë: L.B., 44 vjeç, banues në Tiranë, F.I., 52 vjeç, banues në Tiranë, Xh.M., 51 vjeç, banues në Tiranë, E. P., 53 vjeç, banues në Tiranë, A. R., 49 vjeç, banues në Tiranë, N. N., 55 vjeç, banues në Tiranë, L. R., 53 vjeç, banues në Tiranë, N. B., 51 vjeç, banues Tiranë. Për procedimet në aksin Bradashesh, policia ka proceduar 12 organizatorët, konkretisht shtetasit . L.B, 51 vjeç banues në Elbasan, E.S, 60 vjeç, banues në Tiranë, E.H, 52 vjeç, banues në Tiranë, A.B, 52 vjeç, banues në Elbasan, M.K, 44 vjeç, banuese në Tiranë, E.H, 37 vjeç, banues në Tiranë, K.B, 29 vjeç, banues në Tiranë, E.P, 58 vjeç, banues në Tiranë, E.S, 30 vjeç, banues në Tiranë, K.M, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, F.H, 43 vjeç, banues në Tiranë, I.E, 57 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht 4 shtetas për veprën penale “Ndotja e ajrit” pasi gjatë zhvillimit të tubimit kanë djegur në rrugë disa goma. Ata janë; K.B., 29 vjeç, banues në Cërrik, S.G., 20 vjeç, banues në Cërrik, E.B., 28 vjeç, banues në Peqin, M.G., 24 vjeç, banues në Cërrik.

Po punohet për identifikimin dhe proçedimin e shtetasve të tjerë në këtë tubim të jashtëligjshëm.

Si dhe u proceduan penalisht edhe disa persona për pjesëmarrje aktive ne tubim. -Në lidhje me protestën e zhvilluar në afërsi të kryqëzimit të Kosovës, në aksin rrugor Mamurras – Milot, policia ka nisur procedimin penale për 23 organizatorët.

Konkretisht për shtetasit: F.N. 47 vjeç banues në Tiranë , N.M. 53 vjeçe banuese në Tiranë, V.T. 56 vjeç banues në Tiranë , A.B. 43 vjeç banues në Tiranë, A.F. 50 vjeç banues në Tiranë, B.S. 42 vjeç banues në Tiranë P.S. 47 vjeç banues në Bulqizë, L.M. 40 vjeçe banuese në Lezhë , Xh.Gj. 55 vjeç banues në Tiranë , L.L. 59 vjeç banues në Shkoder, A.D. 48 vjeçe banuese në Tiranë , A.Z. 48 vjeç banues në Tiranë,R.Ç. 56 vjeç banues në Shkoder, Gj.U. 59 vjeç banues në Shkoder, V. A. 43 vjeçe banuese në Shkodër, B.Sh. 39 vjeç banues në Kukës, N.R. 53 vjeç banues në Burrel, B.Ç. 52 vjeç banues në Burrel, B. D. 48 vjeç banues në Tropojë, B.H. 54 vjeç banues në Milot, P.M. 50 vjeç banues në Lezhë, E.R. 24 vjeçe banuese në Laç, Z.H. 57 vjeç banues në Shkodër Për djegien e gomave në rrugë janë proceduar  G.S. 16 vjeç banues në Kurbin , D.C. 16 vjeç banues në Kurbin, K.B. 16 vjeç banues në Laç. -Për protestën në kryqëzimin e Çermës janë proceduar penalisht 7 shtetas nga Partia Demokratike, përkatësisht: M.M, 50 vjeç banues në Tiranë, E.A, 45 vjeç, banues në Tiranë, O.B, 44 vjeç, banues në Tiranë, O.P, 45 vjeçe, banuese në Tiranë, T.Sh, 69 vjeç, banuese në Tiranë, N.M, 37 vjeçe, banuese në Tiranë, L.B , 56 vjeç, banues në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button