KE rekomandoi negociata me Malin e Zi

Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave aderuese me Malin e Zi në qershor të këtij viti.

Në raportin e publikuar në sajtin e Komisionit është konstatuar përparim i Malit të Zi në sundimin e së drejtës, duke përfshirë edhe lufën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Është vlerësuar se Mali i Zi ka arritur “nivel të nevojshëm të harmonizimit” me kriteret për anëtarësim për të filluar negociatat aderuese. Vendim përfundimtar për hapjen e negociatave duhet të sjell Këshilli i BE-së në fund të qershorit.

Negociatat me Malin e Zi do të duhet të hapen me kapitujt 23 dhe 24 të cilat kanë të bëjnë me fushën e sundit të së drejtës, sigurinë dhe liritë themelore, që është praktikë e re e BE-së në politikën e zgjerimit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button