Sulm vetëvrasës në Irak

Në një sulm vetëvrasës në provincën El-Enbar të Irakut ku objektiv ishte ndërtesa e një partie, një person ka humbur jetën ndërsa 9 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Oficeri në Drejtorinë policore të Enbarit, Ahmed ed-Duleymi në një deklaratë për AA tha se ka ndodhur një sulm vetëvrasës ku objektiv ishte ndërtesa e Partisë El-Hal në qarkun Hit të qytetit Ramadi.

Duleymi bën të ditur se si pasojë e sulmit një person ka humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur. Ai tha se në mesin e të plagosurve ndodhet edhe Zeyneb Abdulhamid, i cili është kandiduar në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 12 maj.

Ende askush nuk e ka marë përgjegjësinë mbi sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button