Adrola Dushi flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti

E ftuara e radhës në “Xing me Ermalin” ishte modelja Adrola Dushi. Për herë të parë ajo foli për marrëdhënien e saj me Adisin, babain e djalit të saj, Troit. Edhe pse kanë qenë të shumta lajmet për një ndarje të mundshme mes saj dhe Adisit, çifti gjithmonë i hedhur poshtë, shkruan Class.

Mirëpo, sot, Adrola ka pranuar për herë të parë që ajo dhe Adisi nuk janë më bashkë.

“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit” – është shprehur Adrola pas pyetjes së Ermalit për marrëdhënien e saj me Adisin.

“Marrëdhënia jonë është shumë e mirë tani, aq sa na takon. Flasim me njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për Troin jemi gjithmonë bashkë. Nuk jemi ndarë me sherr e shamatë, kjo është gjë e mirë. Troi vdes për babin, për gjyshërit, takohen shpesh. Troit nuk i mungon as mami, as babi, as gjyshërit. Troi është ajo qershia mbi tortë në familjet tona”, përfundoi Adrola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button