Papua Guinea e Re goditet nga një tërmet 6.3 ballësh

Papua Guinea e Re është goditur të shtunën nga një tërmet 6.3 ballësh sipas Rihterit, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare bën të ditur se tërmeti është regjistruar me epiqendër 82 kilometra në jugperëndim të qytetit Porgera në krahinën Enga, dhe vjen dy muaj pasi një tronditje 7.5 ballësh në të njëjtën zonë, shkaktoi vdekjen e 125 personave.

Aktualisht nuk ka raportime për viktima.

Organizata e Kombeve të Bashkuara, thotë se 40.000 persona akoma mbeten të zhvendosur brenda vendit, nga shkaku i tërmetit të shkurtit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button