Haxhiu: Për aferën “Pronto” të ngriten aktakuza edhe ndaj Thaçit dhe Veselit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, konsideron se me ngritjen e akuzës ndaj të përfshirëve në aferën “Pronto”, Prokuroria Speciale është munduar ta relativizojë kapjen e shtetit përmes klasifikimit vetëm në veprën penale të diskriminimit në punësim dhe ka dështuar ta evidetojë kapjen e shtetit!

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “aktakuzave duhet t’i shtohen edhe këto dy vepra penale e po ashtu aktakuza duhet të ngriten edhe për Thaçin e Veselin, si protagonistë të aferës ‘Pronto”.

Postimi i plotë i deputetes Haxhiu:

“Afera Pronto ka shpërfaqur kapjen e shtetit, pra kapjen e secilit institucion/ndërrmarje/bord/agjension.

Pra të gjithë e kemi të qartë se punësimet e Thaçit e Veselit, ishin me qëllim të kontrollit mbi gjithçka përmes njerëzve të tyre të dëgjueshëm. Grabofci, Pajaziti, Beqaj dhe të tjerët ishin shërbëtorët e zellshëm të Thaçit e Veselit.

Afera Pronto ka shpërfaqur shumëçka!

Ka shpërfaqur se si kontrollohet sistemi i drejtësisë, si zgjedhen gjyqtarët e prokurorët, si kontrollohen ndërrmarjet publike(lokale, e qendrore) si kontrollohen bordet e agjensionet!

Afera Pronto ka dëshmuar se si njerëzit e PDK’së duan të kenë kontroll mbi çdo institucion dhe mbi pasurinë publike.

Pak a shumë aty kemi kuptuar se pse në Kosovë asgjë nuk funksionon siç duhet dhe pse ka aq shumë korrupsion e krim të organizuar!

Për bindjen time, Prokuroria Speciale, qëllimshëm është munduar ta relativizoj kapjen e shtetit përmes klasifikimit vetëm në veprën penale të diskriminimit në punësim dhe ka dështuar t’a evidetoj kapjen e shtetit!

Shkeljet e aferës Pronto mund të zbërthehen lehtësisht në Kodin Penal. Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar dhe Ushtrimi i Ndikimit janë edhe dy vepra tjera penale të cilat prokuroria i ka shpërfillur.

Aktakuzave duhet t’i shtohen edhe këto dy vepra penale e poashtu aktakuza duhet të ngriten edhe për Thaçin e Veselin, si protagonistë të aferës Pronto” (sic.), ka shkruar Haxhiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button