Memedi: Intensifikim i bisedimeve për kyçje eventuale të Lëvizjes BESA në Qeveri

Anëtari i Lëvizjes BESA me kryetar Afrim Gashin, Rexhep Memedi, i cili njëkohësisht është dhe deputet në Kuvend, në konferencë për shtyp deklaroi se këto ditë pritet që të intensifikohen bisedimet për eventualisht hyrjen e tyre në Qeveri, njofton Portalb.mk.

“Në lidhje me kontaktet tona me kryeministrin Zoran Zaev për eventualisht hyrje të Lëvizjes BESA në Qeveri, ka pasur disa takime, por për hapa më konkret presim ditët e ardhshme që të intensifikohen kontaktet dhe të diskutojmë më konkretisht për këtë temë”, deklaroi Memedi.

Ndryshe, kryeministri  Zoran Zaev, më parë ka deklaruar se deri në fund të prillit pritet që të mbarojë rikonstruimi i Qeverisë. Siçpas deklaratave të kryeministrit afër marrëveshjes për hyrje në Qeveri është me Partinë Demokratike Turke, e cila ka qenë pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE-në. Ai gjithashtu ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me të dy palët e Lëvizjes BESA, atë të Bilall Kasamit dhe Afrim Gashit.

Rikonstruimi i Qeverisë, është përmendur që në nëntor të vitit të kaluar, pasi që Aleanca për Shqiptarët doli nga Qeveria.

Sherri qeveritar u bë pasi që kryeministri Zoran Zaev, nuk pranoi propozimin e Aleancës për Shqiptarët që të emërojë ministër të Shëndetësisë, resor të cilin paraprakisht e udhëhoqi Arben Taravari i cili dha dorëheqje pasi që u zgjodh kryetar i Gostivarit. Zaev në vend të Taravarit, vendosi që ta emërojë Venko Filipçen i cili vjen nga LSDM-ja. Aleanca për Shqiptarët të gjitha dorëheqjet i ka deponuar, megjithatë të njëjtat ende nuk janë aprovuar.

Dorëheqjet nuk u janë procesuar ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliji nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe tre zëvendësministrave të Aleancës për Shqiptarët, të Punëve të Jashtme, Arta Toçi, të Transportit dhe Lidhjeve, Remzi Mehmedi dhe të Punës dhe Politikës Sociale, Elmi Aziri të cilët kanë tre muaj që janë larguar nga postet ministrore dhe ende kanë të drejtë nënshkrimi e marrje të rrogës.

Zaev: Deri në fund të prillit do të ketë rikonstruim të Qeverisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button