Poposki për nder të Shën Qirilit në Romë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki,  sot dhe nesër do të marrë pjesë në manifestimin “Maqedonia në nder të Shën Qirilit”, i cili çdo vit mbahet në Romë.

Qëndrimi dhe pjesëmarrja në manifestimin do të shfrytëzohet për realizimin e takimeve të ndara të shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki me kolegun e tij italian, ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Xhulio Terci, si dhe me sekretarin shtetëror për marrëdhënie me shtetet e Selisë së Shenjtë, Dominik Mamberti. Ministi do të jetë i pranishëm edhe në audiencën tek papa Benedikti i XVI.

Gjatë takimit me ministrin italian Terci, pritet të shkëmbehen mendime në aspektin e rezultateve nga Samiti i përfunduar i NATO-s në Çikago, të shkëmbehen informata rreth fazës në të cilën gjendet Maqedonia në rrugën e saj të integrimit në BE, relacionet e dy shteteve në planin bilateral dhe multilateral, ndërsa pritet të përqëndrohet edhe në bashkëpunimin në planin e kulturës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button