A TË VIJ

Te ti

A të vij te ti

Nëpër tehun e shpatës

A të vij

Me dashuri

Në majë të thikës

Me trenat e natës

A të vij

Me dashurinë e gufuar

Tregomë a të vij

E të më shohësh si mbaj

Në gishta hithra përvëluese

E tehut të shpatës

Rrëshqas drejt teje

O moj sorkadhe

O moj dashuria ime e moçme

A të vij te ti

O ëndërr e butë

A të vij

Nëpër një tel të bardhë

Nëpër një tel të gjelbër

A të vij

Me dashuri

Unë nisem drejt teje

Gjithmonë gjithmonë

Si gjethi të cilin e ngre era

Si fije pambuku

si flutura e qëndisur në këmishën tënde të bardhë

Nisem drejt teje

Se me ty bota rrotullohet më rehat

Me ty rritet dashuria si mështekna

Dhe vektorët e zinj

Nga ti

Drejt syve të mi lodhur e zemra ime e dërmuar

Lëshojnë nga një rreze drite nga një shikim

Me ty

Jam më i fortë se guri

Më i lartë se plepi

Më i fortë

Më i lartë

Te ti

A të vij te ti

Tregomë

Dashuria ime!

 

Poezi nga Asllan SELMANI
Zgjodhi Xhabir AHMETI

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP