Trump: Do të dërgojmë dy deri katër mijë ushtarë në kufi me Meksikën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, deklaroi se në kufirin e tij me Meksikën do të dërgohen mes dy dhe katër mijë ushtarë amerikanë, raporton Anadolu Agency (AA).

Deklarata e Trump erdhi në cilësi të përgjigjes ndaj një pyetjeje rreth planit për siguri në kufirin jugor, më saktësisht, për numrin e ushtarëve të cilët do të dërgohen atje.

“Numri do të jetë mes dy dhe katër mijë ushtarë”, tha ai.

Presidenti amerikan shtoi se ushtarët do të qëndrojnë atje deri në kohën kur do të ndërtohet muri me Meksikën, të cilin Trump e kishte paralajmëruar gjatë fushatës parazgjedhore.

Pentagoni, nga ana e tij, bëri të ditur se sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka filluar punët rreth propozimit të Trumpit dhe sekretares për Siguri Kombëtare, Kirstjen Nielsen, lidhur me vendosjen e ushtarëve.

Siç njoftohet, tashmë është themeluar Zyra për Përkrahje dhe Siguri të Kufijve, të cilën do ta drejtojë zëvendës shefi i Pentagonit, Kenneth P. Rapuan, që hyn në fuqi menjëherë.

Rikujtojmë se vetëm pesë ditë pas ardhjes në detyrë më 20 janar 2017, Donald Trump nënshkroi një dekret që parashihte ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën me qëllim “parandalimin e migrantëve ilegalë” dhe “rritjen e sigurisë kufitare”. Megjithatë, Kongresi akoma nuk ka marrë hapa konkretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button